Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, sot ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për dy ndeshjet e rradhës të Kosovës në rrugëtimin për Kupën e Botës 2026.
Foda në këtë konferencë shprehu optimizëm dhe theksoi rëndësinë e këtyre dy ndeshjeve në rrugën drejt botërorit.
Trajneri Foda i konsideroi si lojë të vështira por pas fitores me Suedinë, shpreson se do të fitojnë edhe këto dy lojë.
Për disfatën ndaj Zvicrës Foda tha se loja nuk kishte shkuar sipas planit por ndryshimet që bëri në lojë, rezultuan pozitive me fitore ndaj Suedisë.
Foda gjithashtu e konsideroi të rëndësishme faktin që Zhegrova është kthyer në lojë pas mungesave në lojët e shtatorit.
Foda në fund shtoi se fokusin e ka te e ardhmja dhe tha se futbolli nuk luhet në të kaluarën por luhet për të ardhmen dhe se gjithashtu pret nga lojtarët të japin më të mirën në këto ndeshjet e ardhshme.




