Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rekomandimin e Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar për moscertifikimin e shtatë organizatave joqeveritare dhe vëzhguesve të tyre.
Bëhet fjalë për këto OJQ: Qendra Rinore Shtime, Centre for Social Inclusion Gracanica (CSIG), NVO PBG, Shoqata Qytetare RESTART, Udruženje Žena Povratnica Naš Dom, Fuqia e Zërit – Power of Voice dhe Qendra Kulturore Orfeu.
Anëtari i KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, kërkoi sqarime lidhur me burimin e financimit të vëzhguesve, duke theksuar se “nëse vëzhguesit paguhen, duhet të dihet prejardhja e mjeteve”.
Ai shtoi se transparenca për fondet e përdorura është e domosdoshme, pasi çdo shfrytëzim i mjeteve publike duhet të jetë i qartë për publikun.
KQZ në mbledhjen e sa të së hënës mori vendim për miratimin e procedurës për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për Zgjedhjet Lokale 2025. Ky dokument përcakton në mënyrë të detajuar të gjitha aktivitetet dhe procedurat që zhvillohen në QNR.




