Kryeministri i Francës, Sebastien Lecornu, njoftoi dorëheqjen të hënën, vetëm disa orë pas prezantimit të kabinetit të tij, përkatësisht vetëm 26 ditë pasi ishte emëruar në këtë pozicion pas dorëheqjes së François Bayrou.
Pallati Elize bëri me dije se Lecornu u takua me Presidentin Emmanuel Macron për rreth një orë përpara se të dorëzonte dorëheqjen, raporton Reuters.
Dorëheqja vjen pas reagimeve të ashpra ndaj përbërjes së kabinetit të ri, ku disa parti në Asamblenë Kombëtare kërcënuan se do ta rrëzonin me votë.




