Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar përgjigje ekstreme ligjore ndaj autorit të vrasjes së gjyqtarit në Shqipëri.
Sipas tij kjo tragjedi kërkon reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave.
“Ndërkohë, kjo ngjarje tragjike besoj se është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe ngushtuar maksimalisht hapësirën për lojëra me afatet në dëm të mbrojtjes prej zjarrit të armëve të paligjshme!”, ka thënë ai.
Rama ka përfunduar se lutet që ky moment kaq tronditës të nxisë edhe një reflektim për lehtësinë me të cilën trajtohet rëndom armëmbajtja pa leje në proceset gjyqësore në Shqipëri.




