Sot vazhdon seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.
Të përfshirë në këtë ngjarje janë Naim Murseli si organizator, Granit Plava si ekzekutues dhe Kushtrim Kokolla.
Në seancën e fundit eksperti i psikiatrisë ka deklaruar se nga ekzaminimi i bërë ndaj Naim Murselit, nuk janë konstatuar çrregullime të shëndetit mendor, as në formë e përhershme e as të përkohshme.
Ndryshe Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, rreth orës 20:25, në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës.




