Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve – Njësia Rajonale në Prizren, ka publikuar një thirrje për ndihmë nga qytetarët në identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për disa vepra penale që lidhen me narkotikë dhe armëmbajtje pa leje.
Fazli (Shaip) Nrecaj, i lindur më 08.04.1979, banues në fshatin Maqitev – Suharekë, me numër personal 1007968457, shtetas i Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, Nrecaj kërkohet për përfshirje në veprat penale:
Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit – neni 272 i Kodit Penal të Kosovës. Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge – neni 267 i KPK-sëMbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve – neni 366 i KPK-së. Në kuadër të hetimeve të autorizuara nga Prokuroria Themelore në Prizren, dhe bazuar në nenin 76, paragrafi 2 i Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, është autorizuar publikimi i fotografisë së të dyshuarit në media televizive dhe rrjete sociale.
Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen apo arrestimin e Fazli Nrecajt, të kontaktojnë menjëherë: Numri emergjent: 192,rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.





