Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë në detyrë për ndarjen e 26 milionë eurove për studentë, duke e cilësuar këtë veprim si përpjekje për blerje votash.
Ai ka ftuar studentët që t’i marrin paratë, por të dielën në ditën e zgjedhjeve lokale, të ndëshkojnë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Në mbledhjen e Qeverisë të martën, u ndanë 6 milionë euro në formë të mbështetjes së njëhershme prej 100 eurosh për secilin student.
Ndërkaq, 20 milionë euro u ndanë në formën e bursës së mobilitetit për studentët nga familjet me të ardhura nën mesatare, varësisht nga distanca mes vendbanimit dhe universitetit.





