Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas ceremonisë së ndarjes së çmimit “Alumni Nderi” nga UP-ja është pyetur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës si dhe për krijimin e institucioneve.
Osmani tha se është ende vetëm njoftim dhe në momentin që publikohet aktgjykimi i plotë do të thërrasin prapë.
“Jemi në komunikim me parti vazhdimisht, do të jemi edhe në të ardhmen. Po shpresoj që sa më shpejt do të përmbyllet komplet cikli i institucioneve funksionale,” shtoi Osmani.




