Një person është arrestuar në Gjakovë për veprën penale të blerjes dhe shitjes së substancave narkotike.
Sipas një njoftimi të Policisë përmes Facebook, pas pranimit të informatës se i dyshuari po kryente veprën e lartpërmendur, ai u arrestua dhe më pas u bë kontroll në banesën e tij.
Gjatë kontrollit, janë gjetur 5 kilogramë e 43 gramë marihuanë, 40 euro dhe një telefon mobil.
Policia bën të ditur se pas konsultimeve me prokurorin kompetent, rasti është proceduar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.





