Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar pas vendimeve të marra më 7 tetor nga Qeveria, vetëm pesë ditë para zgjedhjeve lokale.
IKD i cilëson këto vendime që përfshijnë ndarje fondesh për student dhe familje në nevojë me vlerë mbi 30 milionë euro si të kundërligjshme dhe me ndikim elektoral.
Sipas IKD-së, pjesëmarrja e deputetëve në vendimmarrje si anëtarë të qeverisë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin për Qeverinë. Këto vendime tejkalojnë kompetencat e një qeverie në detyrë dhe mund të përbëjnë vepër penale sipas nenit 414 të Kodit Penal të Kosovës.
IKD kërkon nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës të hetojë veprimet e dyshuara për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe fondeve pubile për përfitime politike në prag të zgjedhejve.




