Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mëngjesin e sotëm ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një mesazh ndërgjegjësimi në kuadër të Tetorit Rozë.
Rama, në një postim në Facebook, u bënë thirrje grave dhe vajzave për të bërë mamografi.
MIRËMËNGJES 🎀
dhe në këtë Tetor Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për shëndetin e grave, ku deri tani janë kryer 779 mamografi vetëm në javën e parë të Programit Kombëtar të Depistimit të Kancerit të Gjirit, në 16 mamografi stacionare e 2 njësi të lëvizshme që ofrojnë shërbimin falas në gjithë vendin, e me thirrjen e vazhdueshme për të bërë mamografinë falas, ju uroj një ditë të mbarë 💗




