198 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme kanë nënshkruar marrëveshje përfituese me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes skemave KIESA.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dha detaje për degëzimin e skemave, përmes së cilave janë mbështetur këto biznese.
Përkrahja nga këto skema është 8.9 milionë euro total.
E ndërkaq Ministrja në detyrë e MINT, Rozeta Hajdari ka thënë se Ministria e saj mbetet e përkushtuar që të përkrah bizneset emikro, të vogla, të mesme dhe start-up në Kosovë.




