Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se në të njëjtën ditë që presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi Turqinë dhe Presidentin turk Erdogan për udhëheqjen e tyre të jashtëzakonshme në promovimin e paqes dhe sigurisë globale, Vuçiq po sulmon pa turp Turqinë, një vend që, si anëtar i NATO-s, po na ndihmon të mbrojmë paqen.
E para e vendit tha se, Kosova do të vazhdojë të forcojë lidhjet me aleatët e NATO-s, duke modernizuar kapacitetet tona mbrojtëse bazuar në standardet e NATO-s, duke siguruar paqen dhe stabilitetin për popullin tonë dhe duke kontribuar në mënyrë aktive në sigurinë kolektive.
“Faleminderit President Erdogan dhe popullit vëlla të Turqisë, që na ndihmoni në mbrojtjen e paqes dhe që gjithmonë keni qëndruar në krah të popullit të Kosovës. Lidhja jonë e fortë qoftë e përhershme”, shkroi ajo.





