Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Armando Broja ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka folur për duelin me Serbinë.
Teksa foli për ndeshjen, Broja tha se për të është më e rëndësishme fitorja e ekipit se goli personal
Broja foli edhe për shanset e kualifikimit, ku tha se e kemi të vështirë pasi që kemi Anglinë në grup mirëpo do të luftojmë deri në fund.
Shqipëria do të udhëtojë drejt Serbisë më 11 tetor për ndeshjen e dytë kualifikuese, një ndeshje që e përcakton vendin e dytë në grup.




