Trajneri i Kombëtares së Kosovës Franko Foda dhe portieri Arianet Muric sot kanë mbajtur një konferencë për media para ndeshjes me Slloveninë.
Foda ka deklaruar se ekipi është i përgatitur mirë dhe pasi që po luajmë në shtëpi, skuadra do të ketë një vetëbesim të madh.
Trajneri gjithashtu ka folur edhe për mungesat ku ka thënë se e kemi dëshmuar edhe në ndeshjen ndaj Suedisë që ne ia dalim edhe me mungesat.
Ndeshja ndaj Sllovenisë është e vlefshme për kualifikueset për Kupës së Botës 2026, dhe ajo do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.




