Pas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, Instituti Demokratik i Kosovësi u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të respektojnë këtë vendim dhe pa vonesë të ndërmarrin hapat e nevojshëm për zgjedhjet e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb në mënyrë që të finalizohet konstituimi i Kuvendit.
Zgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb e përmbyll konstituimin e Kuvendit dhe i hapë rrugë krijimit të Qeverisë, rrjedhimisht funksionalizimit të plotë të institucioneve të vendit.
KDI rikujton se respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është detyrim kushtetues dhe themel i shtetit të së drejtës, andaj të gjitha subjektet politike duhet të veprojnë në përputhje me këtë parim dhe të kontribuojnë në rikthimin e normalitetit institucional dhe funksionimin e demokracisë parlamentare.




