Deputeti nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rashiq, pas zgjedhjes së tij si nënkryetar ka deklaruar se shpreson që sa më shpejtë të jetë e mundur të formohen institucionet e shtetit.
Ai gjithashtu ka falënderuar kolegët për zgjedhjen e tij si nënkryetar me 73 vota për.
“Jam shumë falënderues ndaj kolegëve të mi që sot votuan për mua dhe shpresoj se ky do të jetë një fillim i ri në ndërtimin e institucioneve, sa më shpejt që është e mundur” – ka thënë Rashiq.




