Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Izrael, Mike Huckabee, me të cilin ka folur për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës, Izraelit dhe SHBA-së.
Gjatë takimit, u diskutua për marrëdhëniet e veçanta dhe të qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për mundësitë për të thelluar më tej bashkëpunimin ndërmjet Kosovës, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.
“Populli i Kosovës mbetet thellësisht mirënjohës për miqësinë e qëndrueshme dhe mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të popullit amerikan.”, thuhet në postimin e amdasades.




