Ish-Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Daniel Fried, ka paralajmëruar se pezullimi për një kohë të pacaktuar i Dialogut Strategjik të Kosovës me SHBA-në, po paralajmëron Kosovën kundër shenjave të autoritarizmit të Albin Kurtit.
Fried që shërbeu në këtë pozitë nën administratën e George W. Bush, e për disa muaj edhe në atë të Barack Obama-s, beson se pezullimi i Dialogut Strategjik, është një vendim serioz, por jo i parevokueshëm.
Sipas tij, pezullimi i Dialogut Strategjik tregon frustrimin ndaj Qeverisë në detyrë së Kurtit.
Fried, vlerëson se administrata e Trumpit mund të përdorë masa shtesë presioni, si tarifat, dhe se ka potencial për të ndikuar në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi.




