Oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës ishin pjesë e trajnimit të përbashkët “Export Join Operation Plan”, me vendet e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe të mbajtur në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Me qëllimin të përgatitjes së Oficerëve për planifikim në nivel operacional, kursi synon të përgatisë studentët që të jenë në gjendje të operojnë në mënyrë efektive si pjesë e një ekipi planifikimi në një Shtab të përbashkët.





