Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës kanë hyrë sërish në një fazë të acaruar, pasi presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi vendosjen e tarifave të reja “masive” ndaj produkteve kineze.
Këto deklarata erdhën menjëherë pasi Pekini njoftoi zgjerimin e kufizimeve në eksportin e metaleve të rralla, elementë thelbësorë për industrinë e teknologjisë dhe atë ushtarake. Tregjet financiare reaguan menjëherë ndaj tensioneve mes dy fuqive më të mëdha ekonomike në botë.
Presidenti Trump, përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, tha se Pekini ka ndërmarrë “veprime armiqësore” dhe ka akuzuar Kinën për ndërtimin e një monopoli mbi materialet e rralla si magnetët dhe elementët e tokës së rrallë.




