Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se materiali zgjedhor është dërguar në të gjitha komunat e vendit dhe është vendosur në Qendrat Komunale të Numërimit, nga ku do të shpërndahet në Qendrat e Votimit të dielën në mëngjes.
Kujtojmë se zgjedhjet komunale do të mbahen më 12 tetor.
Elezi ka deklaruar se për raundin e parë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale janë shtypur mbi 3.6 milionë fletëvotime – nga 1.8 milionë për secilin lloj të zgjedhjeve.
Gjithashtu theksoi se ky numër përfshin të gjitha format e votimit: votimin në vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, votimin për personat me nevoja të veçanta, votimin me postë dhe fletëvotimet rezervë.




