Ish-lojtari i Ballkanit, Nazmi Gripshi, i cili u grumbullua në momentet e fundit për sfidën ndaj Serbisë, sipas Sylvinhos duhet të presë edhe pak për të bërë debutimin e tij të parë me kombëtaren.
Sylvinho vendosi që mos ta përfshijë as në stolin e rezervave por e ka dërguar në tribunë, duke bërë që Gripshi të ndjek lojën nga shkallët e tribunave.
Vendimi i Sylvinhos ka habitur të gjithë, ndonëse Gripshi po kalon një sezonë të mrekullueshme në Kazakistan, ku ka shënuar 15 gola dhe ka bërë 4 asiste në 24 ndeshje.
Pavarësisht këtyre statistikave mbresëlënëse, Sylvinho ka zgjedhur të mos mbështetet te ai për këtë përballje të rëndësishme.




