Kreshnik Radoniqi, kryesuesi i KQZ-së, tha se në këto zgjedhje deri në orën 19:00 votuan 791,123 votues apo 39.07% e të gjithë numrit të votuesve me të drejtë vote.
Radoniqi shtoi se ky process ka shkuar pa incidente që do cenonin integritetin e votës dhe disa nga parregullsitë ishin të anës teknike që u rregulluan shpejt nga ana e KQZ-së.
Poashtu Radoniqi tha se në disa vendvotime ka filluar procesi i numërimit të votave.




