KQZ ka mbajtur konferencë për media në orën 15:00, ku kanë raportuar për numrin e votuesve deri në atë kohë.
Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka raportuar se deri në orën 15:00, numri I votuesve që kanë votuar në tërë territorin e Kosovës është 510 mijë e 525 votues apo 55.21% nga numri total I votuesve të regjistruar, rreth 10 mijë votues më shumë se në të njëjtën periudhë në zgjedhjet lokale 2021.
Radoniqi ka thënë se deri më tani nuk ka pasur parregullsi apo pengësa në procesin zgjedhor dhe se KQZ është duke trajtuar rastet e paqartësive dhe problematikave.




