Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas votimit u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë masovisht.
“I ftojë gjithë qytetarët e Prishtinës dhe Republikës së Kosovës që të dalin dhe të votojnë masovisht për t’i dhënë drejtimin qyteteve dhe komuna ku ata punojnë sepse katër vite janë shumë dhe verdikti i tyre duhet të jetë ai që vendos për të ardhmen e tyre”, tha Krasniqi.
Krasniqi beson se do të jetë një ditë e mirë dhe ditë feste për të gjithë qytetarët dhe një proces zgjedhor shembullor.




