Në lidhje me informatën në qendrën e votimit në shkollën “Naim Frashëri” në Shtime, rreth orës 14:30, policia ka shoqëruar një person me inicialet E. M. në stacionin e policisë.
“Pas intervistimit dhe veprimeve të ndërmarra nga policia, prokurori i shtetit ka konstatuar se nuk ka pasur elemente për vepër penale. Personit në fjalë i është shqiptuar tiketë për kundërvajtje, për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.




