Një person në Malishevë ka raportuar se pasi ka dalë nga një barnatore e ka vërejtur që babai i tij ishte rrëzuar. Viktima është dërguar në QMF, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.
Policia përmes raportit 24-orësh, njofton se mjeku në QMF e ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.




