Sot, më 12 tetor 2025, ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet lokale edhe në Komunën e Malishevës.
Sipas raportimeve nga tereni, shumica e qendrave të votimit janë hapur në kohë dhe pa pengesa, duke shënuar kështu fillimin e procesit të votimit për qeverisjen e ardhshme lokale, procesi duket se po zhvillohet i qetë dhe pa probleme.
Numri i përgjithshëm i votuesve në Malishevë është afër 59 mijë, me gjithsej 35 qendra të rregullta votimi dhe 74 vendvotime.
Ekziston edhe një qendër votimi me kusht, me gjithsej një vendvotim.




