Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka votuar në vendlindjen e tij në Gllogjan, së bashku me nënën e tij.
Ai tha se është një përjetim i mirë të votosh aty ku ka votuar edhe babai i tij.
Haradinaj gjithashtu ka bërë thirrje që të shfrytëzohet e drejta e votës nga qytetarët.





