Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franko Foda, ka folur para ndeshjes me Suedinë, ku ka thënë se nuk është një ndeshje e lehtë.
Foda tha se Suedia është një ekip që luan futboll direkt dhe kanë kualitet në sulm, gjë që shton presionin në lojë.
Trajneri Foda ka thënë se ne do të luajmë me kujdes të lartë dhe të bëjmë presion, sepse kjo është mënyra se si e fitojmë këtë lojë.
Foda shtoi se pavarësisht mungesave të Elvis Rexhbeqajt dhe Fidan Alitit, ai beson se ka lojtarë cilësorë që mund ti zëvendësojnë ato mungesa.




