Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një konferencë për media ka kërkuar hetime për Exit Pollet e Mitrovicës.
Kurti tha se ajo që ndodhi më 12 tetor rreth raportimeve për Mitrovicën, duhet hetuar e hulumtuar. Nuk bëhet fjalë për huqje, por për ingjiniering të paramenduar, ndërhyrje flagrante në proces.
“Exit Pollet e prezantuara gabimisht me 16% dallim nga më shumë se një organizatë, për të njëjtën komunë, postimi i lajmeve të rreme se kush ishte fituesi ende pa u mbyllur vendovtimet, nuk janë thjeshtë huqje, është cenim i demokracisë, zgjedhjeve të lira, integritetit e sigurisë”, deklaroi Kurti.
Tutje Kurti ftoi organet e drejtësisë të merren me këtë çështje.




