Zgjedhje lokale 2025 në Kosovë u zhvilluan gjatë ditës së djeshme, të cilat u vlersuan të qeta e demokratike.
Zgjedhjet janë mbajtur për kryetar të komunave dhe kuvendet komunale, ku numrimi I votave për kryetar ka përfunduar ndërsa sot fillon procesi I numërimit për anëtarët e kuvendeve komunale.
KQZ ka publikuar lista dhe adresat e 38 Qendrave Komunale të Numërimit për Zgjedhjet Lokale 2025.
Në Komunën e Malishevës, procesi i numërimit do të zhvillohet në palestrën e sporteve “ Habib Zogaj”, e cila gjendet në rrugën “Hamdi Berisha” dhe fillon në orën 16:00.




