Partia Demokratike e Kosovës ka dal me një reagim pas përfundimit të numërimit të votave. PDK thotë se është partia e parë në Kosovë, me mbi 175 mijë vota për Kuvende Komunale.
“Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të marrë numrin më të madh të votave në nivel vendi, sa i përket garës për Kuvendet Komunale, ku radhitet e para me mbi 175 mijë vota. Para LDK-së me 168 mijë vota dhe para VV-së me 156 mijë vota”, thuhet mes tjerash në njoftim.





