Kombëtarja e Kosovës sonte do të zhvillojë ndeshjen me Suedinë në udhëtim.
Pas barazimit me Slloveninë si vendas, Dardanët kërkojnë një fitore në Suedi, për t’i afruar sa më shumë ëndrrës së botërorit.
Në lojën e parë të luajtur në Fadil Vokrri, Kosova shënoi fitore dhe pret që të njëjtën ta bëj edhe në udhëtim.
Ndeshja me Suedinë është e vlefshme për kualifikueset për Kupën e Botës 2026.




