Qëndrimi i trupit ndikohet negativisht nga aktiviteti që bëni çdo ditë.Fatkeqësisht në ditët e sotme shumica e njerëzve qëndrojnë ulur duke punuar në kompjuter për një kohë të gjatë.
Periudhat e gjata të qëndrimit në pozicione jo të përshtatshme mund të shkaktojnë dhimbje në qafë, shpatull dhe në pjesën e poshtme të shpinës.
Çelësi i qëndrimit të mirë është të jeni të vetëdijshëm për mënyrën se si uleni dhe si qëndroni në këmbë. Ju duhet të forconi muskujt në pjesën e sipërme të shpinës dhe pjesëve të pasme.
Sepse bëhen të ngurtë dhe të dobët për shkak të qëndrimit në pozicion të përkulur e me kokën përpara.
Disa lloje të ndryshme ushtrimesh që mund t’ju vijnë në ndihmë:
Ushtrimet me rul
Kryerja e zgjatimeve të shtyllës kurrizore me një rul është një mënyrë e shkëlqyer për të rifituar lëvizshmërinë në shpinë.Filloni duke e vendosur rulin në tokë, shtrihuni mbi të me shpinë dhe me krahët që mbështesin qafën.Duke i mbajtur ijet poshtë në tokë, përkulni pjesën e sipërme të shpinës drejt tokës duke masazhuar kështu shpinën tuaj. Përsëriteni këtë ushtrim disa herë.
Ushtrime me llastiqet e rezistencës
Merrni një shirit me rezistencë të lehtë ose mesatare dhe hapeni me të dyja duart sa gjerësia e shpatullave.Duke i mbajtur duart plotësisht drejt, filloni të tërhiqni lastikun derisa krahët të shtrihen plotësisht.Mbani krahët hapur për 1-2 sekonda përpara se të ktheheni në pozicionin e fillimit.Bëni 3 raunde me 15-20 përsëritje.
Ushtrime me shtangë
Merrni një palë shtanga dore dhe pozicionohuni duke i shtyrë ijet prapa dhe duke përkulur bustin përpara të paktën 45 gradë.Mbani shpinën drejt dhe gjunjët pak të përkulurMe shtangat e varura poshtë drejt tokës dhe me një përkulje të lehtë në bërryla, ngrini krahët në mënyrë që shtangat të vijnë paralelisht me bustin tuaj.Mundohuin të shtrydhni pjesën e pasme të shpatullave ndërsa e bëni këtë duke e mbajtur për disa sekonda.Bëni 3 sete me 15 përsëritje.




