Sot bëhen 11 vjet nga kur Ismail Morina fluturoi dronin në stadiumin e Beogradit, e varur në dron ishte flamuri AUTOCHTONOUS që shfaqte hartën e Shqipërisë Etnike së bashku me figurat e Ismail Qemalit e Isa Boletinit.
Më 14 tetor 2014 Shqipëria udhëtonte drejt Serbisë për të luajtur ndeshjen më tensiounese për kualifikueset e Euro 2016, në stadiumin e Partizanit të Beogradit ku tribunat ishin të mbushura me huliganë serb pasi që tifozët shqiptarë nuk u pranuan.
Loja ishte në favor të Shqipërisë pasi që u organizuan shumë raste që mund të përfundonin me gol dhe kjo aspak nuk iu pëlqeu tifozëve serb të cilët filluan të hedhnin edhe mjete piroteknike në fushë sikur të mos mjaftonin koret raciste në tribuna.
Në minutën e 43-të të lojës, gjyqtari Martin Atkinson ndaloi lojën për shkak që mjetet piroteknike pengonin lojtarët.
Në ato momente u shfaq droni, që fluturoi për disa minuta derisa lojtari serb Mitroviq e kapi me dhunë dhe e zbriti poshtë bashkë me flamurin.
Taulant Xhala dhe Andi Lila vrapuan menjëherë për të mos e lënë flamurin në duart e tyre dhe më pas i gjithë stadiumi shpërtheu.
Lojtarët tanë në atë lojë u sulmuan nga tifozë e lojtarë serb, edhe kur gjyqtari vendosi që lojtarët të kthehen në dhomat e zhveshjes sulmi nuk u ndal gjatë tërë rrugës nga fusha deri tek tuneli.
Loja u ndërpre përfundimisht dhe pritej që UEFA të dilte me një vendim, mirëpo quditërisht UEFA vendosi që tre pikë t’i takojnë Serbisë edhe pse ata ishin fajtorët nga fillimi.
Kombëtarja Shqiptare u ankua në CAS dhe pastaj tre pikët i shkuan Shqipërisë që i ndihmuan shumë për kualifikimin historik në Euro 2016.




