Kampionati i Kosovës në automobilizëm tashmë gjendet në fazën përfundimtare. Pas disiplinës malore dhe auto sllallomit, radha është që edhe në Drag Race “të bie perdja” për këtë vit.
Më 18 e 19 tetor, pista e vjetër e aeroportit në Sllatinë do të jetë sërish arena shpejtësisë, veturave nga më të ndryshmet dhe sigurisht e rivalitetit të madh.
Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar disa nga garuesit më me emër, prandaj spektakli edhe këtë herë është i garantuar.
Malishevën në këtë garë do ta përfaqësojë Bledar Krasniqi, i cili vjen nga Italia me veturën e tij BMW.





