Kreu i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje diasporës të mos i neglizhojnë zgjedhjet në balotazh që do të mbahen më 9 nëntor 2025.
“Votoni prej atje nëse mundeni, komunikoni me familjet dhe të njohurit tuaj në Kosovë, apo ejani edhe njëherë e votoni në Kosovë”, shkruan Haradinaj.
Haradinaj tutje shkruan se besnikëria e diasporës është e rrallë, sipas tij qëndruan me ne gjatë gjithë sfidave: Haga 1, Haga 2 e sfidat e tjera, dhe nuk na latë asnjëherë vetëm, ashtu sikurse nuk e latë vetëm Kosovën në luftën e UÇK-së.Faleminderit nga zemra juve dhe familjeve tuaja!.
Siq thotë Haradinaj në dhjetor mund të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare dhe falë edhe angazhimit të diasporës, Aleanca po rikthehet fuqishëm.
Postimi i plotë:
E di se shumë prej jush jeni angazhuar shumë, si për zgjedhjet parlamentare në shkurt, ashtu edhe për zgjedhjet komunale tani. Keni votuar në Diasporë, keni kontaktuar familjarët tuaj dhe miqtë, dhe keni ardhur në Kosovë për ta përkrahur Aleancën.
Besnikëria juaj është e rrallë, qëndruat me ne gjatë të gjitha sfidave. Haga 1, Haga 2 e sfidat e tjera, dhe nuk na latë asnjëherë vetëm, ashtu sikurse nuk e latë vetëm Kosovën në luftën e UÇK-së.
Faleminderit nga zemra juve dhe familjeve tuaja!
Më 9 nëntor mbahen zgjedhjet në balotazh për komunat e Kosovës. Mos e neglizhoni rëndësinë e ditës së balotazhit, votoni prej atje nëse mundeni, komunikoni me familjet dhe të njohurit tuaj në Kosovë, apo ejani edhe njëherë e votoni në Kosovë.
Në dhjetor mund të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. Aleanca po rikthehet fuqishëm falë edhe juve, falë angazhimit të Diasporës.
Të vazhdojmë të bashkuar si asnjëherë më parë, sepse Kosova na thërret.




