Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës, inflacioni është rritur për 4.7% në shtator 2025 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas këtyre të dhënave rritje kanë shënuar çmimet e pushimeve të organizuara me 23.1%, biletat e fluturimeve me 22.5%, energjia elektrike me 17.4%, kafeja dhe çaji me 14.2% si dhe pemët me 13%.
Rritje të ndjeshme kanë pasur edhe mishi me 12.1%, qumështi, djathi dhe vezët me 8.8%, shërbimet hoteliere me 8.3% dhe vajrat e yndyrat me 6.8%.
Rritje tjetër ka pëjetuar edhe lëndët djegëse si druri dhe peleti me 1.4%.




