Në mungesë të deshmitarit Skënder Muqolli është ndërprerë seanca ndaj Nagip Krasniqit, ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, që akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Muqolli mban pozitën e udhëheqësit të Departamentit të Tregut të Energjisë pranë Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës e ngritur më 19 gusht 2024, akuzon Nagip Krasniqin për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, duke filluar nga 15 tetori 2021 e në vazhdimësi ia ka mundësuar operatorit ekonomik “Holding Slovenske Elektrane” nga Sllovenia që të bëj tregtimin e energjisë elektrike në Republikën e Kosovës në kundërshtim me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Ligjit për Rregullatorin e Energjisë.




