Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani përmes platformës X ka njoftuar se ka biseduar më të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.
Presidentja Osmani shkruan se diskutuan për zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, siq thotë presidentja një ushtrim i rëndësishëm demokratik që tregoi edhe një herë profesionalizmin e institucioneve tona dhe angazhimin e qytetarëve ndaj demokracisë.
Osmani ka shprehur shqetësim të madh për ndërhyrjen e paligjshme të Serbisë në zgjedhjet lokale përmes veprimeve që godasin vetë zemrën e demokracisë.
“Një sjellje e tillë destabilizuese duhet të përballet me një përgjigje të qartë dhe të bashkuar nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë.”, shkruan Osmani.
Tutje Osmani thekson se në bisedë telefonike me Karen Pierce diskutuan gjithashtu hapat e ardhshëm drejt formimit të Qeverisë dhe avancimit të axhendës sonë të përbashkët strategjike dypalëshe.




