Këngëtarja dhe aktorja e njohur Ryva Kajtazi po shijon disa ditë pushimi në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ka vizituar njërën ndër xhamitë më madhështore në botë, Xhaminë e Madhe “Sheikh Zayed” në Abu Dhabi.
E veshur me një abaje elegante ngjyrë të bardhë me detaje ari dhe me shaminë tradicionale mbi kokë, Ryva është shfaqur me një elegancë dhe qetësi që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjete sociale.
Komentet si “shumë e hijshme”, “i rri për mrekulli kjo pamje” dhe “bukuri e rrallë me thjeshtësi” e kanë pushtuar postimin e saj, duke e kthyer Ryvën në një shembull të elegancës dhe respektit për kulturën vendase.
Xhamia “Sheikh Zayed” njihet për arkitekturën e saj madhështore me mermer të bardhë, kupola të arta dhe hapësira që mbartin qetësi e solemnitet, një ambient që i dha edhe më shumë ndjesi spirituale dhe bukuri portretit të artistes shqiptare.





