Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se planifikon të përqendrohet në përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, tani që faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza po hyn në fazën përfundimtare.
Një armëpushim i mundshëm për Ukrainën dhe hapat e ardhshëm pritet të diskutohen në një takim midis Volodymyr Zelenskyy dhe Trump të premten në Washington, siç konfirmoi presidenti ukrainas.
Trump ka tentuar të ndërmjetësojë një marrëveshje armëpushimi midis Rusisë dhe Ukrainës, por përpjekjet e tij kanë nuk kanë arritur sukses, pasi që Kremlini ka refuzuar idenë e negociatave të drejtpërdrejta me Zelensky.




