Vullnet Bugaqku nga Instituti i Kosovës për Drejtësi i ka reaguar Faton Pecit pasi që ky i fundit ka ushtruar kallëzim penal ndaj disa analistëve politikë, pasi që sipas Pecit kanë thyer ligjin për postimet e Exit-Polleve të rrejshme.
Bugaqku thotë se kallëzimi penal i ushtruar i Pecit nuk përmbush asnjërin nga elementet përbërëse të veprës penale.
Bugaqku shton se ky veprim i Pecit mund të konsiderohet si një përpjekje për të tërhequr vëmendje apo si veprim për përfitim elektoral.





