Një rast dhune në familje është raportuar mbrëmë në Klinë, ku një 35-vjeçar ka sulmuar fizikisht anëtarët e familjes së tij.
Ngjarja ka ndodhur më 14 tetor 2025, rreth orës 22:35, në rrugën “Lek Marleku” në Klinë, kur është njoftuar Policia për një përleshje brenda familjes Morina.
Sipas informacioneve, i dyshuari S.M., rreth 30-vjeçar pas një mosmarrëveshjeje verbale kishte sulmuar babain e tij A.M., rreth 60-vjeçar, vëllain A.M., rreth 25-vjeçar dhe njerkën L.M., rreth 54-vjeçare, duke i goditur me duar dhe duke u shkaktuar gërvishtje në fytyrë e qafë.
Të dëmtuarit janë trajtuar në QKMF-Klinë për lëndimet e marra, ndërsa Policia ka arrestuar menjëherë të dyshuarin dhe e ka shoqëruar në Stacionin Policor të Klinës.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhuna në familje”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe pritet të intervistohet në prani të avokatit mbrojtës gjatë kësaj kohe.
Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.




