Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit në një intervistë për euronews.al ka folur për ndeshjen e Kombëtares Shqiptare ndaj Serbisë dhe objektivat e tjerë të kombëtares.
Duka për fitoren ndaj Serbisë tha se ishte ndeshje e rëndësishme për rrugën e kualifikimit dhe se lojtarët ishin të ngarkuar emocionalisht, mirëpo falë lojës së tyre rezultati ishte shumë i bukur.
Duka foli edhe për ndeshjet e mbetura atë ndaj Andorës dhe Anglisë ku tha se janë ndeshje të rëndësishme të cilat na japin biletën për në “play-off”-in e Botërorit dhe tha se duhet të përqendrohemi maksimalisht.
Duka në fund u pyet edhe për Kombëtaren e Kosovës për të cilën tha se ka lojtarë shumë të mirë dhe se e meriton të jetë pjesë e Botërorit.




