Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën.
Krasniqi tha se këto ishin zgjedhjet e dyta më radhë që PDK ka dalë fituese si në numër më të madh të asambleistëve ashtu edhe në votën popullore.
Krasniqi përmendi edhe komunat në të cilat PDK ka fituar pa balotazh dhe në ato për të cilat është ende në garë.
PDK ka fituar pa balotazh në tri komuna, Ferizaj, Skënderaj dhe Hani i Elezit, ndërkaq në komunat e Prizrenit, Mitrovicës, Vushtrrisë, Kaçanikut, Klinës dhe Dragashit, PDK ka shkuar në balotazh i cili do të mbahet me 9 nëntor.




