Kryetari I Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci u ka bërë thirrje qytetarëve të Drenasit të marrin pjesë në protestën mbarëkombëtare në mbështetje të heronjve tanë të luftës dhe paqes në Sheshin “Skënderbeu” në Tiranë, të premten, më 17 tetor 2025, në ora 17:00.
Lladrovci shkruan se arsyet e themelimit të Dhomave të Specializuara, tashmë duken sheshit se nuk qëndrojnë, procesi gjyqësor në Hagë është i padrejtë dhe me shkelje të shumta.
Postimi I plotë:
Qytetarë të komunës së Drenasit,
Ju bëj thirrje atyre që kanë mundësi të marrin pjesë në protestën mbarëkombëtare në mbështetje të heronjve tanë të luftës dhe paqes në Sheshin “Skënderbeu” në Tiranë, të premten, më 17 tetor 2025, në ora 17:00.
Për këtë protestë, kemi rezervuar katër (4) autobusë, të cilët do të nisën të premtën, në ora 10:00, nga Stacioni i Autobusëve në Drenas.
Protesta është e organizuar nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së dhe synon sensibilizimin e mëtejmë të opinionit ndërkombëtar e vendimmarrës për drejtësi ndaj heronjve tanë të luftës dhe paqes.
Arsyet e themelimit të Dhomave të Specializuara, tashmë duken sheshit se nuk qëndrojnë, procesi gjyqësor në Hagë është i padrejtë dhe me shkelje të shumta.
Si çdo herë e kemi përkrahur drejtësinë dhe kemi besuar në të, por, tash kemi obligim që të reagojmë edhe ndaj padrejtësisë që ju bëhet heronjve tanë të luftës dhe paqes, luftës së drejtë të popullit të Kosovës për çlirim.
Shihemi në Sheshin “Skënderbeu”, në Tiranë, të premten, në ora 17:00!




