Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në Facebook drejtuar qytetarëve të Suharekës ka thënë se besimi i tyre përmes votës e ka motivuar për punë.
“E kjo energji pozitive, më inkurajon me punu çdo ditë. Thjeshtë jemi si një familje. E mbrojmë dhe e motivojmë njëri-tjetrin”, shkruan Muharremaj.
Tutje Muharremaj thekson se e ka zgjedhur këtë rrugëtim që moti, të ju shërbej vetem qytetarëve dhe askujt tjetër.
Postimi i plotë:
Nuk e dyshoj për asnjë moment lidhjen tonë mes nesh.❤️
Besimi juaj përmes votës, më ka motivu për punë.
E kjo energji pozitive, më inkurajon me punu çdo ditë.
Thjeshtë jemi si një familje. E mbrojmë dhe e motivojmë njëri-tjetrin. 🙏
E kam zgjedhur këtë rrugëtim qysh moti.
Me ju shërby vetëm qytetarëve dhe askujt tjetër. 🫡




